Duke filluar nga shtatori i këtij viti, familjes Mercedes C-Class i shtohet edhe modeli Estate. I konsideruar si ndër veturat më të rehatshme për rrugë të gjatë, ky projektim ekocional dhe sportiv i mbushur me teknologji inovative të jep ndjesinë e një veture familjare pasi që vjen me një bagazh dukshëm më të madh se modelet e kaluara.
Prof. Dr. Thomas Weber, anëtar i Bordit të Menaxhimit të Daimler AG thotë se Estate nuk është i jashtëzakonshëm vetëm për faktin që posedon një hapësirë të bollshme dhe bagazh tejet të madh, por edhe për numrin e mardh te asistencës që arrin t’u japë shoferëve.
Të fuqishëm dhe efikas, benzinë dhe naftë me funksion EKO Start / Stop, janë këta motorët e C-Class Estate, të cilët në krahasim me gjeneratën e kaluar kanë arritur të reduktojnë për 20 për qind konsumimin e derivateve.
Motorët me benzinë do të jenë BlueDIRECT me katër cilindra dhe 156 KF (115 KË), BlueDIRECT me gjashtë cilindra 333 KF (245 KW).
Që nga fillimi i shtijës do te jenë ne dispozicion edhe motorët C350 Hybrid me katër cilindra 211+82 KF (155+60 KW). Modelet me naftë do të jenë me katër cilindra Bluetec dhe fuqi motorike 116 KF (85 KW) dhe 204 KF (150 KW).
Kjo veturë do të jetë e pajisur me sistemin 4MATIC, të gjitha rrotat aktive.