Site icon Telegrafi

Bytyqi shënon gol fantastik, Konyaspori vazhdon ëndrrën për titull

Zymer Bytyqi ka qenë hero i Konyasporit në fitoren ndaj Giresunsporit me rezultat minimal 1-0.

Sulmuesi nga Kosova ishte i lënduar dhe nuk e nisi si zakonisht ndeshjen nga minuta e parë.

Por pas 45 minutave të para rezultati ishte i barabartë 0-0 dhe në minutën e 62-të erdhi inkuadrimi i sulmuesit anësorë.

Vetëm tre minuta në fushë dhe Bytyqi gjeti golin, duke shënuar me një goditje të fuqishme.

Lipjanasi u shërbye mirë nga Guilherme dhe me tu futur në zonë goditi fuqishëm për ta realizuar golin e fitores.

Ky ishte goli i dytë i reprezentuesit kosovar këtë edicion në Superligën e Turqisë, derisa ka edhe tre asistime.

Konyaspor vazhdon të ëndërrojë për titullin e kampionit, ku tani janë vetëm gjashtë pikë mbrapa liderit Trabzonspor. /Telegrafi/

VIDEO

Exit mobile version