Site icon Telegrafi

Bytyqi: Problemet në Hekurudhat e Maqedonisë janë si shkak i mosinvestimeve

Tanimë për të gjashtë ditë me rradhë punonjësit e Hekurudhave të Maqedonisë janë në grevë, duke kërkuar që tu paguhet paga për muajin janar, me çka mbanë të bllokuar transportin hekurudhor në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Fatmir Bytyqi, për televizionin Shenja thotë se ekzistimi i vetëm një linje transportuese dhe anashkalimi i alternativave tjera, e ka sjellë deri në këtë gjendje ndërmarrjen publike “Hekurudhat e Maqedonisë”.

“Një prej shkaktarëve kryesorë, mendojmë që Qeveria e kaluar nuk ka pasur një politikë të qartë të zhvillimit ekonomik. Andaj, si pasojë, kemi pa që nuk ka investime në infrastrukturë, qoftë në infrastrukturën rrugore ose hekurudhore. Duke stimuluar vetëm një aks rrugor dhe hekurudhor, që ishte aksi jugor, lidhja me portin e Selanikut. Duke anashkaluar korridorin 10, duke e anashkaluar korridorin 8. Dy prej korridoreve të mundshme alternative që do sillnin një impulsin ekonomik edhe të zonave në këto rajone”, tha drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi./Telegrafi/

Exit mobile version