Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend adresoi kritika ndaj opozitës për moskontruktivitet gjatë kohës së krizës ekonomike dhe energjetike.
Bytyqi si shembull e përmendi opozitën në Greqi, e cila është solidarizuar me qytetarët dhe po vepron në mënyrë konstruktive bashkë me pushtetin për të tejkaluar krizën.
“Si është e mundur që nga EMV-ja, kompani të cilën e keni lënë në suficit, ta sjellim këtu ku e kemi prurë, si është e mundur që kompania nxjerrjen e qymyrit e ka pasur të garantuar për 1,5 vjet, ndërsa nuk ka bërë asgjë për 10-15 vitet e ardhshme, asgjë, sikur thëngjilli të mos jetë lëndë bazë për prodhimin e energjisë elektrike. Sikur të mendonin që në Maqedoni dikush do të gjej central bërthamorë”, tha Bytyqi.