Zymer Bytyqi vazhdon me shkëlqimin në Superligën e Turqisë te skuadra e Konyaspor.
Konyaspor ka shënuar fitore të thellë 5 – 1 ndaj Karagumruk, ku ndër realizuesit ishte edhe kosovari Bytyqi.
Bytyqi shënoi golin e katërt të vendasve, pas asistimit të Sokol Cikalleshit (64′).
Në këtë ndeshje, nuk kaloi duarbosh as Cikalleshi, që realizoi dy gola.
Ndërkohë, Bytyqi pritet të jetë në listën e Challandes për miqësoret e qershorit. /Telegrafi/
🇽🇰🇹🇷 ZYMER BYTYQI SCORES! 💪💪 pic.twitter.com/8Q4r28SFV0
— Dardanian Football (@DardanianFooty) May 2, 2021