“EVN Home i është njoftuar që më 1 dhjetor të ofrojë një tarifë ditore të lirë të energjisë elektrike për të gjithë dhe se si do ta bëjnë këtë është kompetencë dhe përgjegjësi e tyre”, tha sot zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Sipas tij, punë operative duhet të bëjnë ata që thirren për të.
“Fakti që Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) doli me çmime që vlejnë nga 1 korriku deri në fund të vitit dhe duke thënë se tarifa e lirë ditore duhet të fillojë më 1 dhjetor, punën operative duhet ta bëjnë ata që janë thirrur për të.
Unë mund t’i ndihmoj EVN Home nëse nuk i kanë, do të shkoj personalisht t’i ristartoj matësit, nëse ky është problemi”, tha Bytyqi./Telegrafi/