Telegrafi

Bytyçi: Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranim të studentëve, pritet të pranohen 7116 studentë

Universiteti i Prishtinës sot ka hapur konkursin për pranim të studentëve për vitin akademik 2019/20.

Projektori për mësim dhe çështje të studentëve, Hysën Bytyçi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se këtë vit do të pranohen 7116 studentë.

“Është ditë e veçantë për neve sot. Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet. Këtë vit do të pranohen 7116 studentë, ku prej tyre 6202 studentë ta rregullt dhe 910 me korrespodencë. Konkursi do të jetë i hapur deri më 12 korrik”, ka thënë ai duke shtuar se ky numër është përafërsisht i njëjtë me numrin e studentëve vitin e kaluar.

Bytyçi ka thënë se risi këtë vit do të jetë numri i kuotave ku sipas tij do të hyjnë në numëron e përgjithshëm të studentëve.

“Këtë vit numri i kuotave është 17 për qind. Ky numër do të hyjë numrin e përgjithshëm të studentëve për dallim nga vitit i kaluar që ishte mbi numrin e përgjithshëm. Në këtë numër 12 për qind iu takon studentëve të komunitetit jo shumicë, dy për qind studentëve nga Lugina, një për qind studentëve nga Mali i Zi, dhe dy për qind studentëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, ka thënë ai. /Telegrafi/