Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Kate Marie-Byrnes, në një deklaratë për AIM, thotë se e rëndësishme për vendin është të mbahen zgjedhje sepse, siç thekson Maqedonisë së Veriut i nevojiten institucione plotësisht funksionale për ballafaqim me të gjitha sfidat, duke e përfshirë edhe krizën me Kovid-19.
Ajo thotë se data e zgjedhjeve duhet të konfirmohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
“E rëndësishme është në vend të mbahen zgjedhje. Maqedonisë së Veriut i nevojiten institucione të zgjedhura dhe plotësisht funksionale – qeveri dhe kuvend – që të përballen me shumë sfida urgjente të cilat do të kenë efekt afatgjatë mbi të ardhmen e vendit, duke e përfshirë edhe përgjigjen e krizës me KOVID-19, si dhe përgatitjet për negociatat inkuadruese me BE-në”.
“Sa i përket datës për këto zgjedhje, duhet të konfirmohet në pajtim me Ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, thotë Byrnes./Telegrafi/