Site icon Telegrafi

Byrek me djathë pa miell dhe maja, për përgatitjen e të cilit duhen pesë minuta dhe tre përbërës

Ky byrek përgatitet njësoj si ëmbëlsirë

Bëni një byrek të shijshëm me tre përbërës që mund ta shërbeni për mëngjes ose darkë me kos.

Nëse dëshironi, mund të bëni djathë cheddar në shtëpi dhe mund të përdorni cilindo djathë të blerë.

Përbërësit:

– 6 vezë,
– 300 ml qumësht,
– 100 g djathë cheddar.

Përgatitja:

Vezëve u hidhni pak kripë dhe më pas i rrihni. Më pas hidhni qumështin dhe përzieni mirë (rreth një minutë).

Në fund shtoni djathin e grirë dhe përzieni.

Lyejeni tavën me gjalpë të shkrirë dhe hidhjani masën.

E piqni në 200 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version