Bylbyl Sokoli është munduar që pas takimit të arsyetoi humbjen e Gjilanit.
Skuadra gjilanase u mposht nga Llapi me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.
Sokoli ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se ata kanë bërë shumë gabime në pjesë të parë dhe në të dytën, e që kjo u kushtoi me tre gola.
“Luajtëm me jo përgjegjësi në pjesën e parë dhe pranuam dy gola, më pas tentuam të riktheheshim në pjesën e dytë, por bëmë shumë gabime në mesin e fushës, ka thënë strategu i Gjilanit për Art Sport.
“Çdo humbje e jona prish planet, por ka ende shumë për t’u luajtur”, ka përfunduar Sokoli.
Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 30 pikë dhe kështu po e rrezikon edhe pjesëmarrjen në Evropë. /Telegrafi/