Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i Gjilanit për pjesën e mbetur te sezonit.
Ai ka deklaruar për RTV Dukagjini se marrëveshja sapo është arritur mes palëve.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e skuadrës, detajet e tjera do t’i japim me kohë”, ka thënë Sokoli për Sportin në RTV Dukagjini.
“Profa” merr drejtimin e Gjilanit pas trajnerit Gentian Mezani i cili u tërhoq nga klubi para disa ditësh.
Sokoli ka drejtuar shumë klube në Kosovë, si Besiana, Drita, Hysi, KEK-u, Ferizaj, Prishtina, Flamurtari e disa të tjera. /Telegrafi/