Telegrafi

Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga pozita e trajnerit te Gjilani?

Foto: Fatlum Kosumi

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajneri te Gjilani.

Rezultatet e dobët në ndeshjet e fundit kanë bërë që ai ta marr këtë vendim.

Sokoli vetëm se e kishte paralajmëruar largimin e tij, shkruan GazetaOlle.

Ai pas ndeshjes me Dritën ka thënë se do ta shikojë pozicionin e tij në klub.

Lexo po ashtu Bylbyl Sokoli i pakënaqur me angazhimin e lojtarëve në humbjen ndaj Dritës, paralajmëron rishikim të pozicionit te Gjilani

Konfirmimi i largimit të ti nga klubi pritet të bëhet zyrtare nga klubi në orët në vijim.

Nën drejtimin e tij Gjilani kishte rezultate shumë të dobëta, duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës dhe duke mos pasur më gjasa për titull dhe Evropë