Telegrafi

BWM tregon skuterin elektrik futuristik

Prodhuesi gjerman tregon 2 koncepte për lëvizjen urbane të së ardhmes.

Në fillim të korrikut, BMW prezantoi motoçikletën e saj futuristike CE O4.

Por përveç kësaj, prodhuesi gjerman po punon gjithashtu në automjete elektrike me dy dhe tre rrota.

Prodhuesi kohët e fundit tregoi dy koncepte për lëvizjen në zonat urbane, raporton CNet.

Skuter elektronik i palosshëm

E-skuteri i quajtur Clever është i përshtatshëm për distanca të shkurtra dhe mund të merret në transportin publik ose në bagazhin e veturës.

Bateria premton një distancë prej 20 kilometrash, hiqet lehtësisht dhe mund të karikohet edhe në apartament. /Telegrafi/