Ngjyrat e theksuara në flokë e grim dhe ekspozimi i trupit janë pamjet që këngëtarja Enca Haxhia publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.
Ditë më parë u publikua një video ku hidhte posht vijat e ekspozuara në fotografitë e saj ku të shpeshta janë rastet e përdorimit të photoshopit, transmeton Telegrafi.
Por ndërhyrja kirurgjike dhe rregullimi i buzëve si duket ka bërë që këngëtarja të kënaqet me pamjen e saj edhe pa grim.
Në një fotografi të publikuar së fundmi vërehet transformimi i buzëve, të cilat megjithëse pa grim vërehen më shumë se në rastet kur janë të grimosura dhe ndërhyrja kirurgjike është e padiskutueshme.
Këngëtarja jasht aktiviteteve muzikore është njëra nga femrat më të diskutuara shqiptare. /Telegrafi/