Site icon Telegrafi

Buzëkuqi me emrin e Rita Orës, tashmë me tri nuanca del në shitje

Rita Ora do të jetë në Kosovë me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ajo pritet të perfomojë para një numri të madh të fansave dhe qytetarëve shqiptarë në kryeqytetin e Prishtinës.

Por, paraprakisht këngëtarja shqiptare po vazhdon të merret me aktivitete e parapara koncertale dhe angazhimet të tjera.

Në vazhdën e kësaj është edhe kampanja reklamuese e buzëkuqit të kompanisë së njohur Rimmel, me të cilët ka disa herë që bashkëpunon biondina jonë.

Koleksioni i ri i buzëkuqit që tashmë ka dal në shitje është me tre nuanca të ndryshme.

Lexo po ashtu Buzëkuqi i Claudia Schifferit më i shituri në Gjermani, kushton rreth 18 euro (Foto)

Kështu ka bërë të ditur vet Rita përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa i ka bërë thirrje vajzave që ta blejnë.

Ndryshe, Ora ka qenë imazh edhe i shumë brendeve botërore duke përfshirë të atleteve Adidas dhe pijes joalkoolike, Coca Cola. /Telegrafi/

Exit mobile version