Telegrafi

Buxheti i vitit 2020 nesër në mbledhje qeveritare

Qeveria nesër në kuadër të mbledhjes së rregullt të 164-të do të vërtetojë Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, si dhe Propozim-ligji për zbatimin e buxhetit për vitin 2020.

Jo zyrtarisht, buxheti pritet të jetë 4.4 miliardë euro, ndërsa ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se deficiti buxhetor do të jetë 2.3 nga BVP-ja.

Opozita maqedonase akuzon pushtetin se vendi po hyn në borxhe prandaj edhe buxheti po rritet.

Në rend dite, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, do diskutohen edhe disa pika nga programi për punë./Telegrafi/