Rritje ekonomike prej 3.2% dhe shpenzim plotësues minimal pa mbulesë nga Qeveria. Këto janë të dhënat e para për Buxhetin e vitit 2018, me të cilin planifikohet ulja e deficitit buxhetor, gjegjësisht shumës që Qeveria do ta shpenzojë pa mbulesë dhe për të cilën duhet të merr kredi brenda apo jashtë vendit.
“Do të shkojmë me deficit buxhetor i cili është për një nuancë më i ulët se deficiti i këtij viti, më saktë versioni i punës është me deficit buxhetor prej 2.8% nga PBV”, deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.
Tevdovski shpreson që do të arrijë këtë deficit buxhetor ta ulë edhe më shumë, gjegjësisht në 2.7%. Ai thotë se kjo politikë ka filluar të japë fryte dhe se nga të dhënat e publikuara sot shihet se borxhi publik dhe ai shtetëror në tremujorin e tretë, më saktë korrik – shtator, minimalisht është ulur krahasuar me tremujorin e dytë. Me këtë, ai shton se bien në ujë akuzat se prej kur ai është ministër, është rritur borxhi i qytetarëve./Telegrafi/