Site icon Telegrafi

Buxheti ruan stabilitetin financiar

Avdullah Hoti ministër i Financave, ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se projektligji për vitin 2016, adreson objektivat zhvillimore të Qeverisë, po ashtu ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar dhe adreson çështjet kryesore.

Ai ka treguar se buxheti i hartuar është në harmoni të plotë me Fondin Monetar dhe Ndërkombëtar (FMN).

Hoti tha se rritja 3.8 për qind tri vitet e ardhshme 4.2 për qind. Po ashtu mund ndikohet nga Brezovica dhe projektet e tjera.

Sipas tij, të hyrat 1 miliardë 598 milionë euro, rritja merr parasysh efektet e politikës fiskale, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, shpenzimet buxhetore sipas ministrit Hoti do të jenë 1miliardë e 680 milionë euro.

Rritje 25 për qind asistencë sociale për 17 mijë familje, si dhe do të paguhet për përvojën e punës për 80 mijë punëtorë. /Telegrafi/

Exit mobile version