Buxheti është stabil, në kondicion të mirë, ndërsa shteti është financiarisht likuid dhe solvent. Në të ardhmen jo vetëm që mund të qëndrojë, por edhe qytetarët duhet të llogarisin në vendin e vet, tha sonte kryeministri Zoran Zaev.
“Flas për punëtorët, kompanitë, për kategoritë e ndjeshme sociale, për të varfëritë, për të gjithë ata të cilëve u nevojitet ndihmë. Pakoja që e miratuam tashmë disa herë është plotësuar, ndërkaq në të ardhmen pas Vitit të Ri do të ketë edhe pako të pestë. Thelbi është ekonomia të jetësohet”, përmendi Zaev gjatë pjesëmarrjes në “Sitel”.
Sipas tij, një pjesë e kompanive punojnë mirë dhe në mënyrë profitabile, si marketet, barnatoret, veprimtaria farmaceutike. Më të goditur janë ata që me dekret ishin të mbyllur, objektet hotelierike, tregjet, transportuesit dhe atje shteti ndihmon plotësisht nga masa 14.500.
“Buxheti në tetor nga tatimi i fitimit, tatimi i të ardhurave personale dhe TVSH-ja ka 102 për qind përmbushje në krahasim me tetorin e vitit të kaluar. Këtë e them që njerëzit të dinë se Buxheti është stabil. Në shtator kemi pesë për qind rënie. Në përgjithësi Buxheti shënon rënie, por është stabil. Krijuam buxhet ekstenziv që të injektojmë para. Në pakon e fundit i ndihmojmë komunat, ndërmarrjet komunale, plotësisht 10 – 12 milionë euro janë për investime kapitale në nivel lokal”, theksoi kryeministri.