Në lidhje me propozim-buxhetin për vitin 2017, ekspertët thonë se është mjaft i kuptueshëm në pritshmëritë, megjithatë duket problematik në realizimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë çështje, profesor Marijan Petreski thotë për ”24Vesti” se rritja ekonomike prej 3% është e arritshme, por do të varet nga zgjidhja e krizës politike, prandaj për Petreskin, është më mirë që të ketë financim i përkohshëm, ne vend të buxhetit.
Çështjet buxhetore të vendit përplasën deputetët e kuvendit të Maqedonisë – madje edhe fizikisht – më 24 dhjetor të vitit 2012. Kjo ditë njihet edhe si ‘e hëna e zezë’./Telegrafi/