Site icon Telegrafi

Buxheti i ZAP-it, shpenzime të pambuluara për udhëtime (Video)

Raporti për pasqyrat financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për periudhën janar-shtator për vitin 2015, dalin shpenzime të pambuluar për udhëtime.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, sipas një pasqyre financiare për vitin 2015, del të ketë bërë jo pak shpenzime të pa arsyetuara.

Në Pasqyrat Financiare nëntëmujore për vitin 2015, dokument të cilin e posedon Tribuna Channel, ekzistojnë një varg shkeljesh të cilat janë evidentuar nga vetë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm brenda saj.

Në rubrikën për huat dhe avanset e paarsyetuara apo të hapura për muajt janar-shator 2015, thuhet se janë dy avance për udhëtime zyrtare brenda vendit, njëra në vlerë 6.400 euro dhe tjetra në vlerë 1.300 euro, dhe një avans për udhëtim zyrtar jashtë vendit në vlerë 1.200 euro, e që totali del të jetë në vlerë 7.700 euro, para të cilat janë harxhuar por nuk janë arsyetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version