Site icon Telegrafi

Buxheti i 2016-ës sot para deputetëve, opozita do të vazhdojë me pengimin

Kuvendi i Kosovës ka caktuar për sot mbajtjen e seancës plenare në të cilën, mes tjerash, pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin për vitin 2016. Kurse, opozita është e vendosur që të mos lejojë vazhdimin normal të punës së Kuvendit dhe institucioneve të tjera, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Lëvizja Vetëvendosje përsëriti dje edhe një herë se do të mundohen të pamundësojnë mbajtjen e seancës parlamentare, e cila është paraparë për nesër. Sipas tyre, nuk do të ketë normalitet të punës institucionale, derisa të tërhiqen marrëveshja me Serbinë dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, gjatë një interviste për KosovaPress tha se seanca e sotme do të mbahet edhe përkundër presioneve e bllokadave që mund t’i presin. Do të vendoset për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe kjo do të bëhet.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të jenë në seancë dhe të mos e përjashtojnë vetën nga puna e Parlamentit.

Në rend dite për seancën e sotme janë paraparë këto 28 pika:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,

7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin Marrëveshjes së kredisë Kosovë-UnicreditBank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,

8. Shqyrtimi iPropozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

9. Sh qyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjitnr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,

14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,

19. Shqyrtimi idytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-048,për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet Nr.03/L-221, Nr.04/L-116 dhe Nr.04/L-194,

20. Shqyrtimi idytë i Projektligjitpër ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237,

21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorialtë Kosovës,

22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit përparandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

23. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,

24. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin anëtarëv e në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE,

25. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin anëtarëve nëBordin e Autoritetit Rregullativper Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP,

26. Shqyrtimi i Raportit tëKomisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit,

27. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media, dhe

28. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin parlamentar. /Telegrafi/

Exit mobile version