Ministria e Financave informon se në web-faqen e saj janë bërë ndryshime në strukturë, ndërsa tani vizitorët do të kenë në dispozicion edhe të dhënat për buxhetin, borxhin publik dhe borxhin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Që të përmirësohet transparenaca dhe llogaridhënia e financave publike, në faqen zyrtare në internet është shtuar një pjesë e veçantë (“statistika”), ku në dispozicion janë gjitha informacionet e rëndësishme: gjendja e buxhetit, borxhi publik dhe borxhi i shtetit, indikatorët makroekonomik dhe statistika tjera. Ndryshimi më i rëndësishëm është publikimi i të dhënave, të cilat deri tani nuk kanë qenë në dispozicion për qytetarët”, njoftojnë nga Ministria e Financave.
Nga kjo ministri thonë se për lehtësim të punës së ekspertëve dhe gazetarëve, gjithë të dhënat do të publikohen në formatin “Excel”, në vend të atij “PDF”./Telegrafi/