Fermerët vitin e ardhshëm do të marrin 107 milion euro subvencione bujqësore. Edhe pse programi i Qeverisë thotë se subvencionet në bujqësi do të arrijnë në 160 milionë euro, megjithatë, në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohen më pak para. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski prezantoi, sa para janë paraparë për mbështetjen e bujqësisë vitin e ardhshëm.
“160 milion euro është mbështetja totale e premtuar për qytetarët në fushën e bujqësisë. Nëse i mbledhim të gjitha këto gjëra për të cilat po flasim, shkojmë përtej asaj shume që nga viti i parë. Vetëm 140 milion euro janë në pjesën e subvencioneve, në segmentin IPARD, bashkëfinancimi kombëtar dhe në fushën e zhvillimit rural”, deklaroi Lupço Nikollovski.
Lidhur me aplikimin e të ashtuquajturës “naftë e gjelbër” për fermerët nga 50% të njoftuara fillimisht, vitin e ardhshëm do të subvencionohen vetëm 30%, të shpenzimeve të naftës te fermerët. Nikollovski thotë se po negociojnë me bankat për lëshimin e kartelave, por nuk u përgjigj se kur fermerët mund ta përdorin këtë naftë të subvencionuar nga shteti.
“Ne kemi nevojë për të gjitha aspektet, sepse janë rreth 55.000 klientë të rinj të cilët, ndryshe nga masat e tjera në programin e mbështetjes direkte, kjo masë lidhet me lëshimin e një kartë-pagese- shtoi Lupço Nikollovski.
Sipas projektbuxhetit për vitin 2019, mbështetja e përgjithshme financiare e planifikuar për bujqësinë është rreth 140 milionë euro. Nga këto, 107 milionë janë për subvencione. Nga kjo ministri njoftuan se për 10 ditë ata do të dalin me informacion për ndryshimin e modelit të subvencionimit të fermerëve./Alsat/