Në diskutimin e sotëm për propozim-buxhetin për vitin 2018 në Komisionin për Financim dhe Buxhet, kishte përplasje të mendimeve mes shumicës qeverisëse dhe opozitës. Sipas shumicës buxheti i propozuar është qytetarë, i krijuar në projeksione reale dhe me të fillon stabilizimi ekonomik, ndërsa opozita mendon se ai është jo real dhe nuk është reformator.
Opozita kritikoi ashpër duhet e quajtur si dështim të madh, duke u thirrur në qëndrimet e ekspertëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para anëtarëve të Komisionit foli edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, i cili tha se me këtë buxhet për herë të parë institucioni i tij do të arrijë më lehtë dhe më efektivisht të ndihmojë qytetarët në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Propozim-buxhetin para anëtarëve e prezantoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, i cili tha se harxhimi i parave të qytetarëve do të bëhet në masa të vërteta, të cilat sipas tij, do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Diskutimi në Komisionin për Financim dhe Buxhet i cili ka filluar sot, do të zgjasë 10 ditë. Ndërsa pas tekstit të propozuar, janë dorëzuar gjithsej 279 amendamente./Telegrafi/