Butrint Imeri gjatë ditës së sotme ka vizituar SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë.
Këngëtari i njohur ka kaluar disa orë me fëmijët e kësaj qendre, e cila strehon plot 76 fëmijë.
“Një ditë e paharrueshme të cilën do e përseris sërish” ka thënë Butrinti, i cili e ka shijuar në maksimum këtë vizitë ashtu si fëmijët.
Ndryshe në planin muzikor projekti i tij i fundit “Eja eja” u publikua në muajin tetor të këtij viti dhe u pëlqye mjaft shumë nga fansat e artistit të ri ./Telegrafi/