Këngëtari Butrint Rashiti është mjaft i angazhuar gjatë verës me prurje të reja muzikore dhe aktivitete në muzikë.
Ditë më parë, ai solli një sesion këngë ‘live’ në bashkëpunim me këngëtaren Mirsa Kërqeli, e cila pas shumë kohësh u rikthye në muzikë.
Në një intervistë për Telegrafin, Butrinti flet rreth këtij bashkëpunimi të veçantë me Mirsën, dujke e cilësuar si shumë të suksesshëm.
“Po, kemi sjell disa këngë të përpunuara dhe Mirsa e bëri rikthimin e saj në skenë pas katër viteve. Kanë filluar që këngët të dëgjohen dhe po pëlqehen nga publiku. Arsyeja pse u bëmë bashkë për këtë projekt, ishte ripërpunimi i këngëve të cilat kanë qenë hite, dhe të cilat vazhdojnë të pëlqehen nga publiku”, ka thënë Butrint Rashiti për Telegrafin.
Para këtij bashkëpunimi, ai solli javë më parë një baladë verore me titull “Sot po shihet”. Në vazhdimin e bisedës për Telegrafin, Butrinti tregoi se sa është ndarë i kënaqur me suksesin e kësaj kënge.
“Po, është balada ime e re e cila është punuar me shumë përkushtim si gjithmonë. Mënyra se si unë e bëj muzikën është se fillimisht duhet ta duaj, që ta bëj mirë, njashtu siç kam bërë me këngën e fundit. Ndaj kjo këngë po pëlqehet dita ditës”, ka thënë tutje Rashiti.
Në vazhdimin e bisedës, ai po ashtu tregoi se do të ketë në të ardhmen edhe projekte tjera, veçse për momentin është më shumë i koncentruar të koncertet dhe ahengjet e ndryshme.
“Tash jemi të stërngarkuar me dasma e ahengje. Është sezona e verës dhe s’po kemi kohë as për familje e as për punë tjera. pas sezonës, kam projekte tjera të cilat do i shohim shumë shpejt. Bashkëpunimet janë të mirëseardhura gjithmonë te unë e për detaje tjera shohim në vijim”, ka thënë Butrinti për Telegrafin.
Në fund të bisedës, i pyetur se nëse ka diçka të re në jetën private, këngëtari Rashiti tha se gjithçka po ecën mirë.
“Jeta ime private shkon shumë mirë. Punë dhe vetëm punë natë e ditë”, përfundoi këngëtari Butrint Rashiti. /Telegrafi/