Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është shumë i pëlqyer nga gjinia femërore.
Ai është kthyer në mashkullin e ëndrrave për shumë vajza shqiptare falë dukjes dhe stilit të tij.
Butrinti kujdeset që pamja e tij të jetë çdo herë në nivel dhe për këtë bën një jetë të shëndetshme dhe intensive në sport.
Ai është shumë i përkushtuar në palestër, nga ku edhe ka arritur që të ketë rezultate të mira në tonifikimin e trupit.
Së fundmi, këngëtari i hitit “Corzaon” ndau me ndjekësit e tij në InsatStory një fotografi të realizuar në palestër, ku tregonte trupin e tij të tonifikuar në pjesën e sipërme.
Butrinti ia atribuoi këtë sukses trajnerit të tij personal, gjersa në postimet vijuese paralajmëroi këngën e tij të radhës.
“Diskoteka” do të titullohet kënga e tij e re, e cila do të publikohet me klip të enjten në orën 23:59. /Telegrafi/