Telegrafi

Butrint Imeri vazhdon të tregojë muskujt nga pushimet, ndërsa pozon me një tjetër femër misterioze në krah

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve në media.

Kjo pasi ai vazhdimisht është parë teksa publikon fotografi të ndryshme me vajza anonime, pa treguar identitetin e tyre apo se çfarë lidhje ka me to.

E një gjë të tillë vazhdoi ta bënte edhe në serinë e fundit të fotografive që ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Butrinti ka publikuar disa fotografi nga pushimet në Meksikë, në një prej të cilave ai shfaqet i shoqëruar nga një femër në bikini e cila qesh në krahët e tij.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ndërkohë që nuk munguan edhe fotografitë e tjera ku ai shfaqej në plazh, duke treguar muskujt e tij dhe duke shijuar çaste të këndshme në bregdet.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Shumë prej komentuesve kanë aluduar se fakti që ai publikon shpesh fotografi me femra në krah, ka të bëjë me faktin që ish-e dashura e tij, Kiara Tito, u martua së fundmi në një dasmë publike me këngëtarin Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Foto: Butrint Imeri/Instagram

 

Foto: Butrint Imeri/Instagram

 

Foto: Butrint Imeri/Instagram