Këngëtari Butrint Imeri vazhdon të jetë një ndër më të pëlqyerit nga moshat e reja.
I njëjti është gjithashtu shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv.
Shpesh, ai preferon të ndajë me fansat imazhe nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, ai ka treguar se ka filluar të merret me ushtrime në palestër, gjë të cilën nuk e kemi parë të merret më parë.
Ai ka zgjedhur trajnerin Gen Zeqiraj për t’u konsultuar rreth ushtrimeve që do të ndjekë në fitnesin e tij.
Nga një fotografi që ky i fundit ka hedhur në InstaStory, vërehet se Butrinti ka filluar të përjetojë ndryshimet e para në fizik, duke marrë një pamje tjetër. /Telegrafi/