Të martën, Butrint Imeri do ta publikojë këngën e re, të cilën do ta shoqërojë me videoklip.
Kënga titullohet “Alea” dhe këngëtari i ka njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale që ta presin projektin e ri.
Ai madje e ka zgjedhur një ditë të veçantë, ditëlindjen e tij, për lansimin e këngës.
“Në ditën e lindjes time, 3 korrik (e martë), ora 15:00, dhurata ime për juve”, ka shkruar Butrinti në një postim.
Këngëtari ka publikuar edhe fragmente nga videoja muzikore që do të publikohet nesër.
Në ndërkohë, pritet që Butrinti të vijë edhe me një bashkëpunim me Capital T.
Natyrisht se dueti mes tyre mund të shndërrohet në njërin prej hiteve të këtij sezoni. /Telegrafi/