Këngëtari i njohur, Butrint Imeri prej kohësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Prej javësh artisti ka ndarë një pjesë nga kënga e re që është bërë virale në rrjetet sociale teksa po pritet me padurimi nda fansat e tij.
Ndërsa, së fundmi Butrinti ka ngacmuar adhuruesit edhe me pamje nga xhirimet e videoklipit të ri dhe këtë e bëri edhe së fundmi.
Në llogarinë e tij në Instagram, Butrinit ka publikuar një fotografi ku shihet në një makinë i shoqëruar nga një modele, me të cilën shihet mjaft i afërt.
“Erdh pranvera, çeli qershia”, ka shkruar këngëtari sipër imazhit teksa shihej I veshur me stil, bluzë të bardhë kombinuar me pantallona të kaltër dhe atlete.
Në hapësirën e komenteve të shumti ishin fansat që e mirëpritën këtë paralajmërim të autorit të “Cigare”.
Ndërkohë, aktualisht Butrinti po shijon suksesin e këngës së fundit të zhanrit baladë që lansoi në janar të këtij viti “Lule e dashnisë”. /Telegrafi/