Butrint Imeri shquhet për zërin e tij të veçantë dhe momentalisht është ndër artistët e preferuar të publikut.
Ai po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte muzikore, ndërsa kësaj radhe ka risjell një këngë turke të realizuar vite më parë.
I njëjti ka publikuar në një version më ndryshe hitin turk, “Anlasana” që në origjinal interpretohet nga Haluk Levent.
“Kënga legjendare, Anlasana”, ka qenë mbishkrimi i këngëtarit krahas videos së ndarë në llogarinë personale, Instagram.
Komplimentet dhe reagimet për këtë pjesë nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Butrinti në anën tjetër është duke shijuar suksesin e këngës “Dy zemra”, të cilën e solli një muaj më parë në bashkëpunim me këngëtaren Nora Istrefi.
Projekti për pak kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/