Telegrafi

Butrint Imeri sjell një pjesë të këngës së re

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Krijuesi i shumë hiteve njëherësh artisti shumë i pëlqyer i estradës shqiptare, Butrint Imeri, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. 

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

I njëjti për të gjithë admiruesit e muzikës së tij ka sjell një pjesë të këtij projekti, gjersa shfaqet duke e interpretuar me plot ritëm.

“Direkt prej furrës”, ka shkruar artisti Imeri krahas kësaj videoje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Butrint Imeri

Ndërkaq, për vetëm një kohë të shkurtër ky fragment i këngës së re të Butrintit ka marrë mbi 92 mijë pëlqime dhe afro 13 mijë komente, ku duket se fansat mezi po e presin rikthimin e tij.

Gjithashtu, këtë kohë duket se këngëtari po shijon suksesin e projekteve të tij, jo vetëm atyre të rejave por edhe ato të mëparshme.

Ai ka thyer rekord në top-listë, i cili falë votave të publikut ka arritur të pozicionohet në “Top 10” me gjashtë projekte muzikore përfshirë, “Hajt Hajt”, “Sa Gjynah”, “Dream Girl”, “Kush”, “Alea” dhe Bakllava”. /Telegrafi/