Reperi Gjiko dhe këngëtari i njohur Butrint Imeri, së fundmi sollën për fansat bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Bakllava” titullohet kënga e tyre më e re ,e cila është pritur shumë mirë nga fansat.
Kjo këngë është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja kanë dhuruar një performancë mjaft atraktive.
Butrinti i cili është shumë i lidhur me modën dhe stilin, duke të ketë shpenzuar mjaft për vetëm një nga paraqitjet e tij në këtë klip.
Ka qenë faqja “What they wearin”, e cila ka treguar se paraqitja e këngëtarit Imeri në një prej skenave, ka kushtuar afro dy mijë euro.
Bëhet fjalë për një xhup të kuq në të cilin shkruhej fjala “King”, vlera e të cilit shkonte në jo më pak se 1450 euro.
Ndërkohë, syzet luksoze të markës Dolche Gabana, arrijnë shifrën e 500 eurove.
Duket se të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë këngëtarit që të bëjë një jetë të mirë luksoze si dhe të shpenzojë jo pak për veshjet e tij. /Telegrafi/