Site icon Telegrafi

Butrint Imeri shëtit në natyrë duke përdorur masa mbrojtëse

Butrint Imeri (Foto: Instagram/ butrint_official)

Njëri nga këngëtarët më të dashur dhe më simpatik në estradën shqiptare është padyshim Butrint Imeri.

Ai shquhet si njëri nga meshkujt më të bukur dhe fansat e tij janë mjaft aktiv në rrjete sociale duke i dhënë mbështetje të pafund.

Në këtë periudhë të pandemisë coronavirus, Butrinti ka vendosur të qëndrojë i izoluar në shtëpinë tij, duke respektuar distancimin shoqëror dhe rregullat e vendosura nga organet shtetërore.

(Foto: Instagram/ butrint_official)

 

Së fundmi ai ka zgjedhur një vend malor që të sodisë, pasi edhe ajri është më i pastër, pas qëndrimit të gjatë në vetizolim.

Krijuesi i hitit “Bella” përmes rrjetit social Instagram ka shpërndarë disa imazhe, ku në disa prej tyre shihet se ka vendosur masa mbrojtëse.

(Foto: Instagram/ butrint_official)

 

Në postimin në vijim, Butrinti ka ftuar fansat e tij që ta ndjekin gjatë interpretimit të këngëve të tij në versionin akustik. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ butrint_official)
Exit mobile version