Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka disa tatuazhe në trupin e tij.
Ai ka shtuar edhe një më shumë ditëve të fundit në krahun e tij të djathtë.
Bëhet fjalë për portretin e një prej heronjve të fëmijërisë së tij, përkatësisht personazhin e njohur ‘Goku’ nga filmi i animuar shumë i shikuar për fëmijë, “Dragon Ball Z”.
Kjo është bërë e ditur nga një fotografi që artisti që ka realizuar tatuazhin, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.
Këngëtari i njohur përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, “Si përpara”, që është pritur mirë nga fansat e tij.
Në mungesë të një sezoni veror të zakonshëm, Butrinti ashtu si shumë kolegë të tij ka stagnuar me mbajtjen e koncerteve, shkaku i pandemisë globale coronavirus. /Telegrafi/