Butrint Imeri është në përgatitje të projektit të ri muzikor, të cilin do ta sjellë në ditët në vijim.
Kënga e re do të kompletohet edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtari tashmë e ka bërë të ditur ditën e lansimit.
“7 prill, ora 14:00”, ka shkruar Butrinti në një postim në Instagram, duke bërë të ditur se kënga e re publikohet të dielën.
Këtë postim, këngëtari e ka shoqëruar me një video që duket të jetë realizuar në njërin prej vendxhirimeve të videoklipit.
Dueti me Gjikon, “Bakllava”, është një prej realizimeve më të fundit shumë të suksesshme të Butrintit që numëron mbi 19.6 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/