Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri në fluksin e komenteve për të po vazhdon punën për projekte të reja.
Teksa jeta e tij private dhe historia e dashurisë me ish-partneren dhe banoren e Big Brother VIP Albania, Kiara Tito ka marrë vëmendje të madhe, artisti nga Kosova është i fokusuar në realizmin e projekte të reja muzikore.
Duke lënë anash të gjitha ato që po fliten për të, Butrinti së fundmi ka paralajmëruar një këngë të re.
Imeri në rrjetet sociale ka ndarë një pjesë të shkutër nga projekti i ri, të cilën ai shihet duke e kënduar në një studio muzikore.
26-vjeçari nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me projektin e ri, por padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij të shumë.
@imbutrint❤️?♬ original sound – BUTRINT IMERI
Kujtojmë që kënga e fundit e Butrintit mban titullin “Lule e dashnisë” që u publikua në janar të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/