Telegrafi

Butrint Imeri publikon një pjesë të shkurtër nga kënga e re

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, i pari për këtë sezon verore.

Kështu ka bërë të ditur vet artisti përmes një video të shkurtër nga kënga e re që ndau me fansat në rrjetet sociale.

Projekti i ri po pritet me padurim nga ana e fansave të tij, pasi të shumta kanë qenë komentet në videon që ai fillimisht publikoi në llogarinë e tij në TikTok.

@imbutrint

Oh moj dashni..

♬ original sound – BUTRINT IMERI

“Oh moj dashni”, ka shkruar Butrinti në mbishkrimin e videos teksa ndodhej në makinë.

Kënga e fundit e Imeri është “Diskoteka” që ai solli në prill të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 26 milionë klikime në YouTube.

Ndërsa, këngëtari së fundmi ishte mjaft i komentuar edhe për blerjen e makinës luksoze të tipit “Rolls-Royce Cullinan”.

Lexo po ashtu Butrint Imeri blen veturë luksoze të tipit 'Rolls-Royce Cullinan'

Butrinti përndryshe gjatë kësaj periudhe është aktive me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/