Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet e ndryshme muzikore.
Së fundmi, këngëtari ka vendosur që për ndjekësit të publikojë një fotografi të rrallë nga fëmijëria e tij.
Ai e ka ndarë këtë imazh me ndjekësit e tij në InstaStory, sigurisht duke u ndjerë shumë nostalgjik për atë kohë.
Nga tiparet e fytyrës, vërehet që me kalimin e viteve, Butrinti ka pësuar mjaft ndryshime, por që gjithsesi ka ruajtur hijeshinë që e karakterizon që nga fëmijëria e tij.
Për sa i përket projekteve muzikore, ai po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tij “Phantom”, e cila u publikua në dhjetor të vitit të kaluar dhe është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/