Telegrafi

Butrint Imeri publikon klipin e ri “Xhanëm” (Video)

Këngëtari Butrint Imeri ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, me titull “Xhanëm”.

Kënga është ritmike e zhanrit R&B, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet këngëtari.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, gjersa është xhiruar në Turqi nga produksioni Supercut.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Xhanëm” duket të jetë suksesi i radhës për këngëtarin, i cili tashmë ka arritur t’i fitojë zemrat e shumë vajzave.

Gjatë këtij muaji ai ka qenë shumë aktiv dhe i angazhuar në programet e festave të fundvitit. /Telegrafi/