Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka prezantuar në mesnatë (e premte) këngën e re.
“Moj dashni” mban titullin projekti muzikor, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Muzika dhe producimi i këngës është bërë nga BigBang në studion e RedBox Entertainment.
Videoja ndërkaq i është besuar produksionit Sekuencë.
Artisti ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në klip, ku i tëri u realizua në një ndërtimtari, me një sërë protagonistësh të tjerë.
Besohet që edhe ky projekt i Imerit do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat.
I njëjti momentalisht është shumë i zënë edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/