Telegrafi

Butrint Imeri publikon këngën e re “M’ke rrejt”, frymëzohet nga seriali “La Casa de Papel” për klipin

Foto: AVD Digital/YouTube

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtari i njohur Butrint Imeri publikoi të shtunën për fansat projektin e tij më të ri muzikor.

“M’ke rrejt” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe RnB.

Muzika është punuar nga producenti Big Bang Beats në studion RedboxEntertainment, gjersa për tekstin është kujdesur vet Butrinti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, pasi këngëtari duket të jetë frymëzuar nga seriali i famshëm dhe shumë i ndjekur i Netflix, “La Casa de Papel”.

Butrint Imeri frymëzohet nga seriali “La Casa de Papel” për klipin e ri “M’ke rrejt” (Foto: AVD Digital/YouTube)

Në klip, Butrinti shfaqet krah disa statistëve, të cilët janë të veshur me uniformat e kuqe, që janë unike të hajdutëve të serialit.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Besian Durmishi. /Telegrafi/