Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtari i njohur Butrint Imeri publikoi të shtunën për fansat projektin e tij më të ri muzikor.
“M’ke rrejt” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe RnB.
Muzika është punuar nga producenti Big Bang Beats në studion RedboxEntertainment, gjersa për tekstin është kujdesur vet Butrinti.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, pasi këngëtari duket të jetë frymëzuar nga seriali i famshëm dhe shumë i ndjekur i Netflix, “La Casa de Papel”.
Në klip, Butrinti shfaqet krah disa statistëve, të cilët janë të veshur me uniformat e kuqe, që janë unike të hajdutëve të serialit.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Besian Durmishi. /Telegrafi/