Butrint Imeri ka prezantuar para fansave këngën më të re të tij.
“Hajt hajt” titullohet projekti i ri i këngëtarit shqiptar, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një video mjaft atraktive.
Për tekstin e këngës është përkujdesur vetë këngëtari derisa është realizuar nga studio e madhe muzikore BigBang.
Në një pjesë të klipit ai shfaqet duke dalë nga një veturë luksoze e markës Porsche 911 Carrera S, ndërsa në pjesën e targave shkruan “Hajt hajt”.
Ndër të tjera, pjesë e këtij projekti është edhe prezantuesja shqiptare, Kiara Tito, e cila thuhej se është e dashura e artistit në fjalë.
Butrinti për këtë projekt ka punuar mjaft shumë dhe se është një prej favoriteve të tij që tashmë mund ta gjeni në YouTube. /Telegrafi/