Telegrafi

Butrint Imeri publikon fotografi nga festa luksoze e ditëlindjes me plot të ftuar VIP, ku si dhuratë mori një kalë

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të.

Në një festë luksoze të organizuar në jug të Shqipërisë, këngëtari i njohur festoi ditëlindjen krah një mor fytyrash publike.

Ai ndau me ndjekësit e tij në InstaStory disa imazhe nga festa dhe të pranishmit.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Nga pamjet e publikuara, mund të dallohej se disa nga emrat më të njohur që morën pjesë në festë ishin: Romeo Veshaj, Arta Nitaj, Arta Elezaj, Xhuli Nura, Meda e shumë të tjerë.

Ai tregoi përmes imazheve nga festa momentin kur të ftuarit janë argëtuar pamasë nën tingujt e muzikës së këngëtarit Meda, i cili është kujdesur për atmosferën e të ftuarve.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Ndërkohë, i njëjti ka zbuluar edhe një dhuratë interesante që ka marrë për këtë ditëlindje.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Bëhet fjalë për një kalë, të cilin Butrinti mesa duket e ka marrë dhuratë nga një prej miqve të tij më të mirë.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Butrinti përndryshe edhe këtë verë vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/

Foto: Butrint Imeri/InstaStory