Këngëtari Butrint Imeri ka qenë një prej emrave të estradës më të pëlqyer këtë verë.
Ai ka qenë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme anë e mbanë trevave shqiptare.
Butrinti është shumë falënderues ndaj gjithë atyre fansave që e mbështetën dhe që ishin të pranishëm në koncertet e tij për ta parë.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtari Imeri ka falënderuar adhuruesit e tij, të cilët i kanë dhuruar një verë të paharruar.
“Faleminderit që keni qenë pjesë e një verë të paharruar, kena me e mbajt mend shumë gjatë”, ka shkruar Butrinti në Instagram.
I njëjti gjatë verës solli dy projekte “Ma Cherie” dhe “Alea”, dy këngë të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat e tij.
Pas përfundimit të koncerteve, ai planifikon disa ditë të mira pushimi, deri sa të vijë koha për të punuar për projektin e radhës. /Telegrafi/