Këngëtari i talentuar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar projektin e ri.
Ylli i ri i skenës muzikore kohë më parë lansoi këngën “Kush”.
Ky projekt u prit shumë mirë nga publiku, ndërsa tash do të vijë një projekt i ri prej tij.
“Ni gotë pe pi për hitin e ri”, ka shkruar Butrinti, duke konfirmuar sipas tij se kënga e re do të jetë një hit.
Projekti po punohet me videoklip në Dubai.
Këngëtari nuk ka dhënë detaje të reja, teksa ai mbetet i angazhuar me koncerte të ndryshme.
Ndërkaq, projekti “Kush” tashmë ka shtatë milionë klikime në rrjetin social YouTube. /Telegrafi/