Telegrafi

Butrint Imeri paralajmëron këngën e re

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Viti që lamë pas ishte një nga vitet më të suksesshme për këngëtarin e popullarizuar shqiptar, Butrint Imeri.

Ai solli përplot hite e bashkëpunime të suksesshme, gjersa duket se nuk do ndalet as këtë vit.

Meqë jemi në fillim të vitit 2020, artisti shqiptar ka vendosur që t’i shijojë disa ditë pushimi dhe si destinacion ka zgjedhur një nga vendet më luksoze në Zvicër, St.Moritz.

Ndërkohë që është aktiv në rrjetet sociale, Imeri përmes postimit të fundit bën të ditur se së shpejti vjen me këngë të re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Butrint Imeri

“Një tjetër vjen së shpejti”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos ku shfaqet pranë një veture luksoze dhe pranë një helikopteri.

Nuk dihet nëse atje do xhirojë ndonjë pjesë të klipit, por e sigurt është që kënga do të mirëpritet nga publiku.

“M’ke rrejt” mbetet kënga e fundit nga Butrinti që u lansua më 14 dhjetor dhe që tashmë në YouTube ka kaluar shifrën e 11 milionë klikimeve. /Telegrafi/